HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Elbasani 4-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Shkurt 2011 16:04   pdfShtypEmail

Flamurtari_1Ekipi i Flamurtarit ka mundur pa shume mundime skuadren e Elbasanit me rezultatin e paster 4-0. Trajneri Magani ka preferuar qe te mos aktivizoj qe nga minuta e pare sulmuesin kryesor Xhafa duke e lene ate ne bankine. Nga ana tjeter ekipi i Elbasanit kishte udhetuar drejt Vlores pa Dorian Bylykbashin, Abert Kacin si dhe Hetlem Capen. Tre mungesa te rendesishme keto per trajnerin Filja ne mesfushe.

Minutat e para kane qene me te mira per miqte te cilet e kane vene ne prove disa here portierin Mocka me gjuajtje nga distanca. Dyshja sulmuese Plaku-Bajevski, japin shkendijat e para ne porten e verdhebluve ne minuten e 21-te. Duhet te vinte minuta e 30-te, pas nje rremuje ne zonen e Elbasanit Plaku gjuan duke shenuar goilin e avantazhit. Ne minuten e 44-ter, miqte rrezikojne te marrin golin e dyte. Nje top i kthyer gabimisht prapa nga njeri prej mbrojtesve per pak sa nuk u kthye ne autogol. Ne minuten e 45-te, Elbasani ka pasur mundesine me te mire per te barazuar rezultatin, Gava gjuan nga 25-metra dhe Mocka e prek aq sa per ta devijuar topin i cili prek traversen dhe bie serish ne duart e portierit vlonjat.

Pjesa e dyte do te flase vetem per te zotet e shtepise. Magani aktivizone ne loje Xhafen dhe Roshin te cilet i japin tjeter ritem lojes. Duhet te vinte minuta e 70-te, qe Flamurtari te gjinte golin e dyte dhe te qetesise serish me ane te Sebino Plakut. Sulmuesi kryesor Daniel Xhafa i afrohet disa here golit, por Llani ja ka mohuar. Ne minuten e 90-te, nje zbritje e bukur e Roshit nga krahu i djathte i cili jep nje asis per Xhafen duke shenuar golin e trete. Ne minuten e 92-te, Ibrahimi shkakton faull ndaj Roshit dhe arbitri akordon penallti. Kapiteni Sakaj ekzekuton duke shenuar dhe golin e kater.

Javen tjeter Flamurtari do te prese serish ekipin e Elbasanit ne fushen e vet.

Altin Ngjela


busy
komente