Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Flamurtari 1-0 | ||||
|
Skenderbeu ka rihapur kampionatin sot ne Korce duke shkuar ne minus kater pike. Ndeshja e luajtur ne stadiumin “Skenderbeu” ka perfunduar me fitoren e vendasve ne shifrat 1-0. Nje gol i kapitenit Bledi Shkembi me penallti ka fiksuar kryendeshjen. Dy skuadrat qe kryesojne kampionatin kishin sjelle ne stadium 12 mije njerez. 400 tifoz nga Vlora dhe te tjeret ishin korcar. Atmosfera ka qene shume e nxehte por ne fushe nuk eshte zhvilluar nje loje me nivel te larte ashtu si pritej. Te dyja skuadrat ne fillim kane qene te pergjumura dhe me shume kane studiuar njera tjetren. Shume tension dhe dyluftimet kane ngacmuar nervat e te gjithe lojtareve. Trajneri Shpetim Duro ne debutimin e tij te pare ka qendruar gjate gjithe ndeshjes ne kembe. Flamurtari provon kundersulmin me Plakun e Xhafaj qe bllokohen ne fund. Ne minuten e 30-te te ndeshjes, mbrojtesit e Flamurtarit kthejne gabim topin mbrapa dhe Soza i padukshem ne fushe per gjithe ate kohe perfiton dhe “vjedh” nje 11-metersh. Lorenc Jemini ben me gisht nga penalltia. Shkembi mund Spahon dhe con ne feste stadiumin e mbushur plot e perplot. Flamurtari rrezikon nje here me Xhafen dhe pastaj me Plakun qe para portes nxitojne dhe gabojne. Pjesa e dyte ka pasur shume pak raste te rrezikshme. Devolli eshte perplasur me Arapin dhe te dy kane marre nga nje karton te verdhe ndersa per mesfushorin e Flamurtarit qe e kishte nje te verdhe eshte larguar me te kuq. Minutat e mbetura kane sjelle shume pak gjera ne fushe. Skenderbeu ka mbrojtur si duhet avantazhin dhe ne fund ka festuar. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4157 |