HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Shkumbini 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Shkurt 2011 23:19   pdfShtypEmail

vllaznia-shkumbiniSot ne oren 13:00 ne stadiumin “Loro Borici” ne Shkoder u luajt takimi i javes se XIX te  kampionati,midis Vllaznise se vendit te trete dhe Shkumbinit te vendit te tete.Takimi nisi i qete nga te dyja palet pa shume raste dhe me loje pothuajse te barabarte persa i perket mbajtjes se topit,duke rekuperuar dhe humbur topa nga dyja ekipet ne mesfushe.Do te vinte minuta e 15 e takimit qe lojtari i Shkumbinit Bejcev, pas nje nderhyrje te ashper ndaj kundershtarit te denohej me kartonin e verdhe nga gjyqtari Pashai. 5 minuta me vone sulmuesi i Shkumbinit Bekim Kuli shkakton nje nderhyrje te ashper ne dem te kundershtarit dhe me pas ai ben nje gjest jo te hijshem. Godet mbrapa qafe me pellembe kundershtarin dhe ben qe lojtaret e te dy ekipeve te irritohen dhe per pak sa nuk nisi konfrontimi fizik ndermjet disa lojtareve,nderkohe menjehere
gjyqtari Pashai nuk ngurron dhe i nxjerr kartonin e kuq. Mbrapa ketij episodi ne min e 27 te takimit miqte edhe pse me 10 lojtare rrezikojne dhe marrin 2 korrne brenda 2 minutave por pa mundur te rrezikojne seriozisht porten e Vujadinovic. Ne minuten e 43 te takimit pas nje sulmi te vendasve, Vajushi del i vetem perballe portierit te miqeve por anesori sinjalizon per pozicion jashte loje por i riu dhe pse e pa flamurin qe u ngrit gjuan ne porten e boshatisur keshtu qe arbitrit krysore si ngelet gje tjeter vecse te ndeshkoje Vajushin me karton te verdhe.

Pjesa e dyte rinis vrullshem vetem 1 minute mbas fillimit te pjeses se dyte talenti Vajushi edhe pse ne nje dite jote mire godet porten por portieri mik e pret gjuajtjen. Ne minuten e 62 sulmon Vllaznia dhe Sukaj gjuan ne porte por portieri tregohet prape i vemendshem. Ne minutat me pas shkodranet behen me kerkues por ne fund nuk tregohen te sakte..Ne min e 75 lojtari i Shkumbinit Krasniqi ben nje nderhyrje te ashper ne dem te Vajushit dhe gjyqtari i tregon te verdhin.Pas ketij momenti Shkodranet rinisin vrullshem duke sulmuar ne te majte me Abrahamin dhe ne te djathet dhe qender me Sukaj dhe Vioresin Sinanin. Daiu ben zevendesimin e rradhes.Shkumbini shfaqet rrezikshem me kundersulm ku marrin nje goditje nga kendi dhe pak me vone ne minuten e 82 Shkumbini godet shtyllen por nuk arrin te shenoje. Ky ishte dhe rasti me i paster per
gol gjate gjithe ndeshjes.Me pas lojtaret e Shkodres u munduan t'iu kunderpergjigjeshin por me Vajushin ne nje dite jo te mire goli nuk ka ardhur. Vjen fundi i takimit ku akordohen dhe 4 minuta shtese te tjera ku Vajushi pati dhe nje rast tjeter per te rrezikuar por e konfirmoi perfundimisht se ishte ne nje dite te keqe sot.Keshtu mbyllet me rrjeta te paprekura dhe ky takim

Skerdilaid Sulozeqi



busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit