HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Dinamo – Tirana 1 – 2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 31 Janar 2011 21:09   pdfShtypEmail

Tirana-dinamoDinamo – Tirana 1 – 2

Shenues:
Bakaj 4’/ Morina 20’ Lila33’ (p)

Karton te kuq :
Peqini. I.Daja (trajneri)

Kartona te verdhe:
Lila, Pisha, Peqini (2), Karabeci, Dushku, Bakaj

Dinamo :
A.Hoxha, Malakarne, Ambure, Allmuca, Pisha, Xhafa (56’ Opoku), Orelesi, Putincanin (68’ Peqini), Martinena, Bakaj, Vila (83’ Ferraj).

Trajner: Ilir Daja

Tirana:
I.Lika, Dushku, Sina, Grazhanovic, Pashaj, Lila, Karabeci, G.Lika (Tushe 58’), Pejic, Muka (78’ G.Muca), Morina (Hajdari 90’).

Trajner: Nevil Dede.

Gjyqtare:
L.Jemini, E.Doda, D.Rexha (Tirane)

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne kete perballje ‘ koke per koke” te dy gjigandeve te futbollit shqiptar. Ai ekip qe ka derdhur me shume Euro ai ka arritur te jete “mbreti” i kesaj nate. Ne takimin qe nisi ne oren 17:00 ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, ku u perball Dinamo me Tiranen dhe kjo e fundit doli fitimtare. 510-mije euro te shpenzuara ne merkatone dimrit i dhane suksesin e sotem ekipit te Nevil Dedes. U arrit qe te kthehej nje rezultat ndoshta i pamundur kur kemi te bejme me nje Dinamo qe shenon ne minuten e 4-ter te takimit. Siparin e kesaj ndeshje e hapi Bakaj i cili depertoi mjeshterisht midis mbrojtesve te tiranes dhe me pas kaloi edhe portierin dhe shenoi per vendasit. Loja u zhvillua e nervozuar pas kalimit ne avantazh te dinamoviteve dhe ekipi i Tiranes mundohej qe te bente me te miren per te arritur goline barazimit. Nuk vonojne minutat dhe na sjellin ne golin e realizuar nga i riu 19-vjecar Marjo Morina. Ky i fundit kaloi

mbrojtien dhe kur u ndodh i vetem me portierin Hoxha gjuan sakte dhe shenon golin e barazimit qe i hapi rruge me tej ekipit te Tiranes te vazhdonte me lojen e vet ne kerkim te avantazhit.

Vendasit ngulmonin te tregonin dhe njehere epersine e tyre ne fushe ne menyre per te shenuar golin e avantazhit serish por me te shkathet dhe me te sigurte ne lojen e tyre ishin tiranasit te cilet serish me ane te Morines u sulen drejt portes se Alban Hoxher, por kete here kapiteni Dinamovit vepron i pamatur ndaj te riut dhe shkakton nje penallti.

Kjo penallti kontestohet aq shume saqe Ilir Daja futet ne fushe nga nervozizmi, por ai I hap telashe vetes sepse kryesori Jemini e nxjerr me karton te kuq. Penalltia e fituar nga Tirana ekzekutohet nga Andi Lila, ky i fundit gjuan mjeshterisht dhe shenon golin e avantazhit per te tijte duke i dhene keshtu nje shans per te fituar qe ne pjese te pare ekipit te tij. Pjesa e pare mbyllet me rezulatin1 – 2.

Ne pjesen e dyte ekipi i Dinamos i cili prej minutes se 33-te takimit kishte mbetur pa trajner detyrohet qe ne pankine te jap urdhra drejtues Administratori i bluve Ismet Saliaj. Te dyja kampet detyrohen qe te luajne me forte ne fushen e lojes. Raste te shumta pati ne kete takim Elis Bakaj, por ky i fundit nuk I shfrytezonte ato ne menyren e duhur. Loja mori nervozizem te madh pasi kryesori Lorenc Jemini filloi te nxirrte kartone te verdhe pa kriter ne drejtim te te dy kampeve. Ai ndeshkon Andi Lilen dhe Karabecin per ekipin e Tiranes po ashtu dhe Allmucen dhe Peqinin per Dinamon, cka i shkakton Dinamos nje problem per ndeshjen e ardhshme sepse nuk do te kete ne dispozicion mbrojtesin e saj Peqini pasi ky i fundit u ndeshkua dy here me karton te verdhe. Po ashtu edhe Tirana ne ndeshjen e te enjtes nuk do te kete te pranishem Andi Lilen sepse ai plotesoi sot numrin e kartoneve per te mos qene i pranishem ne kete sfide.

Pjesa e dyte pati me teper nje loje mesfushe dhe pak ngacmime nga ana e dinamoviteve ne porten e tiranes, por pa arritur te shenonin nje gol , te pakten per barazim.

Skerdilaid Sulozeqi




busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit