Stivi Frasheri: Rezultati pozitiv do te ishte kenaqesi | ||||
|
Ekipi Ballshiot qe nga dita e marte ka filluar qe te beje nje "mini-faze" pregatitore ne Pogradec. Kjo minifaze ka ardhur si pasoje se ekipi nuk ka ambiente te pershtatshme per tu stervitur keto dite ne Ballsh, sepse fushat kane qene jashte sherbimit. Portieri i Ballshit dhe ish lojtari i Skenderbeut Stivi Frasheri ka pohuar per albaniasoccer.com se skuadra per te cilen ai luan do te beje gjithcka per te arritur nje rezultat pozitiv ndaj ish skuadres se tij qe do ta gezonte, por konsolidimi i kesaj deshire duket shume i veshtire, pasi Skenderbeu eshte skuader shume e forte. "Keto dite qe dhe ne po zhvillojme nje faze pregatitore e ndiej veten me te sigurt ne levizjet e mia. Kete takime vlersoj me shume se te tjeret, dhe me shume se ne kohen kur luaja vjet per Skenderbun, kur ne luftonim epr te qendruar ne kategorine superiore, per vet faktin se une luaj per here te pare kundra ekipit te vendlindjes sime dhe dua qe ta mbyllim ndeshjen me rezultat pozitiv ne favorin tone edhe pse duket ekstremisht i veshtire per Bylisin" - ka permbyllur lideri i kombetares se 21-vjecareve. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5193 |