Kategoria Superiore/ Dinamo-Vllaznia 0-0 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 23 Dhjetor 2010 22:32 |  |  |  | |
Vllaznia ka marre nje pike te cmuar ne Tirane perballe Dinamos, skuadres kampione ne fuqi qe prej disa ndeshjes nuk po gjen veten ne fushe. Grima ka qene heroi i kesaj ndeshje pasi ne minuten e 51’ ka pritur nje penallti. Muzaka ka humbur mundesine per te kaluar ne avantazh skuadren e tij duke gabuar nga pika e bardhe.Gjate gjithe ndeshjes Dinamo ka sulmuar me te gjitha forcat dhe ka provuar me shume menyra per te fituar ndeshjen por mbrojtja shkodrane ka qene e pakalueshme. Blute kane dominuar ndeshjen por nuk kane gjetur kaluar dot Grimen ne nje superforme. Vila ne minuten e fundit kishte nje mundesi per te shenuar po nuk ja ka arritur duke u ndalur nga portieri Armir Grima. Vllaznia ka marre nje pike te cmuar ne Tirane dhe pas kesaj ndeshje ruan pozitat ne vendin e trete ndersa Dinamo vazhdon te qendroje e pesta.
Enea Shtrepi
 |