HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini-Dinamo 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Dhjetor 2010 23:31   pdfShtypEmail
shkumbini_gol_Shkumbini ka mundur ne Peqin Dinamon, kampionen e Shqiperise me nje gol te Mujdragic ne minuten e 43. Blute e kryeqytetit kane pretendimet e tyre per kete gol te cilin e kane quajtur si pozicion jashte loje.
Minutat e para te takimit nuk rezervojne asnje moment delikat ne portat respektive, ku te dy skuadrat me teper studiojne lojen e njera-tjetres. Ne minuten e 18-te te ndeshjes, Dinamo ka nje rast te mire shenimi, teksa pas ekzekutimit te nje goditje denimi, Malacarne i gjendur i pambuluar brenda zones se rreptesise peqinase, nuk arrin te dergoje topin ne rrjete. Shkumbini gjen force dhe reagon por pa rrezikuar seriozisht. Hidi ne dy raste mberrin me shpejt te topi se Mustafaj dhe largon rrezikun nga porta e tij. Ne minuten e 34-te, Bakaj fiton nje dyluftim te gjate me Gjylen, kroson me pas ne zone dhe aty ish-portieri dinamovit Kotorri ben mrekulline, duke pritur nga mjaft prane nje gjuajtje me koke te Viles. Shkumbini ne minutat e fundit te pjeses se pare behet me kerkues dhe kjo shperblehet ne minuten e 43’ kur Mujdragic perfiton nga nje pasiguri e mbrojtjes se Dinamos dhe gjen golin e avantazhit.
Ne pjesen e dyte Shkumbini mendon me shume per te ruajtur rezultatin dhe kundersulmon ne raste te pakta. Dinamo fillon te shtoje epersine ne kerkim te barazimit, duke e zhvendosur lojen ne mesfushen e Shkumbinit. Ne minuten e 61-te nje goditje e Muzakes brenda zones peqinase, por topi devijohet nga mbrojtja kundershtare. Rastet per gol jane te pakta dhe loja me teper luhet ne mesfushe ku nuk mungojne dyluftimet e ashpra dhe vonesat e ekzagjeruara te vendasve. Ne minuten e fundit Gjondeda ka prekur topin me dore dhe Dinamo kerkon penallti por gjyqtari nuk mendon keshtu dhe lejon lojen. Minutat shtese nuk kane shume per te shenuar dhe Shkumbini arrin te ruaje deri ne fund avantazhin.

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit