HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Kastrioti 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Nentor 2010 23:21   pdfShtypEmail

kastrioti_-vllazniaVllaznia ka marre nje tjeter fitore ne shtepi duke iu bashkuar Tiranes me 21 pike e duke u renditur ne vendin e peste. Shkodranet e drejtuar nga Josa kane zgjidhur pa shume veshtiresi ndeshjen e sotme dhe nese do te ishin treguar te qete e te sakte para portes mund ta kishin kthyer kete takim ne nje goleade. Vajushi ka shenuar me koke ne minuten e tete nje gol qe zhbllokoi rezultatin. Kastrioti pas ketij momenti nuk reagon por me teper nuk ekziston ne Loro Borici. Vllaznia sulmon me te gjitha forcat. Fillimisht Sinani e me pas me rradhe Shtupina e Vajushi I shkojne afer golit por gabojne ne goditjet drejt portes. Ne pjesen e dyte eshte serish e njejta histori me Vllaznine qe sulmon dhe Kastriotin qe nuk ekziston ne fushe. Ne fund te ndeshjes Vajushi ka mundesine te shenoje dhe golin e dyte por gjuajtja e tij perfundon mbi traverse. Ne Loro Borici tifozet shkodran duartrokasin skuadren e i gezohen pikeve te marra ne kete takim.

Kliko per skeden e ndeshjes

Pirro Nika

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit