Elbasani/ Laze votebeson serish Alimehmetin | ||||
|
Ishte vendosur qe sot trajnerit Krenar Alimehmeti do ti komunikohej shkarkimi nga detyra por nuk ka ndodhur keshtu. Nje burim prane presidentit Laze ka konfirmuar se Alimehmeti do te jete njeriu qe do te vazhdoje punen ne krye te skuadres verdheblu duke kerkuar te nxjerre ekipin nga kriza. Aktualisht Elbasani ndodhet ne vendin e fundit ne tabelen e klasifikimit me gjashte pike. Prej disa javesh kjo skuader nuk ka marre asnje rezultat pozitiv dhe gjithashtu tre piket e hequra nga FSHF-ja, kane renduar akoma me teper situaten. Elbasani kete sezon ka probleme financiare dhe kjo gjendje ka veshtiresuar punen per trajnerin Alimehmeti.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3834 |