HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Teuta 3-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Nentor 2010 22:38   pdfShtypEmail

kastrioti_fitoreKastrioti ka permbysur rezultatin ne pjesen e dyte duke arritur te marre nje fitore te rendesishme ne shtepi kunder Teutes. Miqte kane kaluar te paret ne avantazh me sulmuesin Pepa qe ne minuten e 28’ ka shfrytezuar nje gabim amatoresk te mbrojtjes krutane dhe duke u futur ne zone e duke shenuar nje gol te thjeshte. Kastrioti e ka te veshtire te reagoje dhe te perfshire nga nervozizmi nuk arrin te organizohet.

Ne pjesen e dyte vendasve u jane dashur vetem tre minuta per te barazuar rezultatin. Alikaj ka krosuar nga goditja e kendit dhe Leci ka kercyer per te goditur topin me koke qe ka perfunduar ne rrjete. Pas ketij momenti Kastrioti merr zemer dhe ben Teuten te vuaje presionin. Per minuta me rradhe jane krutanet ata qe krijojne mundesi te shumta ndersa durrsaket duken te coroditur ne fushe. Ne minuten e 68’ Alikaj ka dhene nje asis per Alvish qe shume prane portes ka realizuar golin e dyte dhe pas ketij momenti nuk ka te tjera histori. Nje gol i Babic ne minuten e 90’ vetem sa ka ekzaltuar edhe nje here tjeter tifozerine vendase pasi Kastrioti nuk e kishte vene per asnje moment fitoren ne dyshim pas golit te dyte.


Enea Shtrepi


Kastrioti 3
Teuta 1

Shenues: Pepa 28’ / Leci 48’, Alvizh 68’, Babiç 90’
Kastrioti: Halilaj, Caca, Djarmati, Shameti (76’ Zoro), Xhafa, Leci (68’ Hoxha R), Rakipoviç, Alvizh, Alikaj (69’ Tepshi), Muçollari, Babiç. Tr.R.Ndreu
Teuta: Rizvani, Sheta (54’ Sefgjini), Stafa (46’ Nino), R.Hoxha, Hoti, A.Hoxha, Tafili, Kaloti, Frasheri, Çota, Pepa (64’ Dosti). Tr.E.Martini
Gjyqtare: L.Jemini, D.Agaraj, E.Barushi (Tirane)
Karton i verdhe: Stafa


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit