HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Vllaznia 0-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Nentor 2010 23:27   pdfShtypEmail

Tirana-vllazniVllaznia ka bere surprizen e javes duke fituar bindshem ne Tirane me rezultatin 0-2. Vajushi dhe Sinani ka shenuar nga nje gol ne pjesen e pare duke thyer kryeqytetasit ne shtepine e tyre. Tirana ka bere nje ndeshje te shemtuar dhe gjate gjithe ndeshjes kane rrezikuar pak porten e shkodraneve. Vajushi ka realizuar nje gol te bukur ne minuten e 17’ duke shfrytezuar nje kundersulm te shpejte. Sinani dyfishon ne minuten e 30’ dhe ben te  gjunjezohen bardheblute. Serish ka qene Vajushi qe pas nje rremuje ne zone ka sherbyer per goleadorin qe me koke ka derguar topin ne rrjete.

Ne pjesen e dyte Tirana perpiqet te shenoje por e ka te pamundur te gjeje hapsira ne mbrojtjen e ngjeshur shkodrane. Mesfusha e bardhebluve nuk ben sa duhet dhe Plaku e Pejic nuk arrijne te shfrytezojne ato pak raste te krijuara. Ne fund Vllaznia merr tre pike ne kryeqytet ndersa Tirana dorezohet dhe largohet me koken ulur nga Qemal Stafa.

Enea Shtrepi

Tirana 0

Vllaznia 2

Tirana: Lika, Lila, Sina, Pashaj (67’ Silagais), Osmani, Babaj (40’ Metani), Zizoviç, Tushe, Karabeci, Bushi (46’ Plaku), Pejiç. Trajner. N.Dede

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Janiç, Kukaj, Shtubina (83’ Jovanoviç), Belisha, Sinani, Vajushi (71’ Hasani), Rajoviç, Gocaj (66’ Kaçi). Trajner. M. Josa

Gjyqtare: E.Jorgji, R.Preça (Elbasan), E.Deraj (Tirane)

Kartona te verdhe: Lila, Osmani, Tushe / Belisha,  Vajushi, Gocaj


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit