Dardan Rrugova: Permes Durresit ne Evrope | ||||
|
Sulmuesi i skuadrës së Teutës nga Durrësi, Dardan Rugova, ka thënë se është përshtatur shumë mirë në skuadrën e Teutës. Ai ka bërë të ditur se është i kënaqur me kontratën që ka bërë me këtë skuadër. Sipas tij, edhe jeta në qytetin bregdetar është mjaft atraktive. “Kam arritur marrëveshje dyvjeçare, dhe jam shumë i kënaqur. Çdo fillim është i vështirë, por që në fillim kam arritur të ambientohem. Të gjithë në skuadër më kanë pritur shumë mirë. Jeta në Durrës është shumë dinamike. Në stinën e verës, kurse dimrit është më e qetëâ€, ka thënë Rugova, duke shtuar se “Në Durrës kam arritur të gjej mjaft shoqëri, por çdo ditë e ndiej mungesën e vendit tim, familjes dhe shoqërisëâ€. Në skuadrën e Teutës, përveç sulmuesit Dardan Rugova, aktivizohet edhe kosovari tjetër Berat Hyseni, ndërsa sulmuesi nga Gjakova ka thënë se ka raporte të shkëlqyeshme me të gjithë kosovarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar të futbollit. “Jo vetëm me Beratin, por me të gjithë kosovarët kam raporte të miraâ€, ka shtuar Rugova. Ish-sulmuesi i Vëllaznimit, Dardan Rugova, ka shprehur mendimin se futbolli i Shqipërisë është më cilësor se futbolli i Kosovës, dhe kjo është ndër arsyet e vendosjes për t’u transferuar në skuadrën e Teutës nga Durrësi. “Kisha shumë dëshirë të luaj në Shqipëri, pasi futbolli është më cilësor se në Kosovë. Gjithashtu edhe mundësitë për të depërtuar në futbollin evropian janë më të mëdhaâ€, ka thënë ai. Skuadra e Teutës në këtë edicion synon të sigurojë një vend për kupat evropiane. Nëse e arrin një gjë të tillë, Rugova dhe Hyseni mund të bien në sytë e ndonjë menaxheri të skuadrave me emër në futbollin evropian. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4472 |