HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Agim Canaj: Gabuam, duhet të kishim fituar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Shtator 2010 19:29   pdfShtypEmail

agim_canaNuk ka qënë aspak i kënaqur me lojën dhe barazimin që ekipi i drejtuar prej tij mori me Besën. Trajneri Canaj ishte pregatitur për një fitore, por në fakt ekipi e zhgënjeu, duke mos zbatuar të gjitha detyrat që ai dha.

“Ishte një ndeshje e fortë dhe e bukur mbi të gjitha. Ne nuk bëmë lojën tonë më të mirë. Mendoj se duhet të kishim fituar. Pësuam dy gola si pasojë e gabimeve në mbrojtje, nderkohë që duhet të kishim shënuar më shumë. Humbëm edhe një penallti e cila do të kishte ndryshuar gjtihçka. Morëm një barazim për fajin tonë. Ndërsa kundërshtari ishte sigurisht i fortë dhe ne e kishim vlerësuar. Ndeshja në përgjtihësi ishte e barabartë. Gjithashtu janë disa vendime të dyshimta të arbitrit që më bënë të mendoja. Në fund më vjen keq që nuk fituam. Tashmë duhet të pregatitemi për ndeshjen e radhës”,- mbylli deklaratën e tj, trajneri i Shkumbinit.


Andi Kodra


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit