HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Elbasani-Skenderbeu 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 26 Shtator 2010 20:51   pdfShtypEmail

elbasani_gol_666839423Elbasani ka arritur te mposhte ne “Ruzhdi Bizhuta” ekipin e Skenderbeut. Nje gol i Merxhes ne minuten e 65’ i ka dhene tre piket verdhebluve. Korcaret kane zhgenjyer pergjate 90-minutave dhe ne asnje moment nuk kane rrezikuar porten e mbrojtur nga Llani. Qe ne minutat e para, skuadra e Elbasanit tregoi me teper deshire dhe grinte duke krijuar nje sere rastesh e duke iu imponuar kundershtarit. Tifozet e rikthyer pas disa javesh ne stadium, kane qene nje force me e madhe e per kete takim mund te konsiderohen si lojtari i 12-te ne fushe per verdheblute.  Sadiku dhe Hyshmeri per Elbasanin kane qene rreziku numer nje per portierin e Skenderbeut Orges Shehi, Fraksioni i pare i lojes eshte mbyllur pa gola dhe ne pjesen e dyte, ndryshe nga sa pritej te dyja skuadrat kane menduar me teper te administroje lojen. Trajneri i verdhebluve Krenar Alimehmeti kerkon nga te tijet qe te jene me teper agresiv dhe ne minuten e 65’ ka ardhur edhe goli i avantazhit qe ne fund ka rezultuar me vleren e tri pikeve. Merxha ka gjuajtur drejt portes dhe topi  ka perfunduar ne rrjete. Ne “Ruzhdi Bizhuta” ka feste. Minutat e mbetura nuk prodhojne shume histori dhe ne fund Elbasani i gezohet fitores perballe nje nga pretendeteve per titull ne kete sezon.

Enea Shtrepi

Elbasani       1

Skenderbeu  0

Shenues: Merxha 65’

E diele, 26 shtator 2010, ora 16:00, ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit.

Elbasani: Llani, Memetaj, Merxha, Ramazani, Sulejmanoviç, Gava (Hoxha 88’), Radoviç, Hyshmeri (Çapja 90’), Idrizi, Sadiku, Raboshta (E.Dalipi 76’) Tr.K.Alimehmeti

Skenderbeu: Shehi, Fagu, Dragusha, Ristovski (Joliç 68’), Vrapi, Bratiç, Biskup, Shkembi (Vishaj 45’), Markoviç, Brkiç, Soza. Tr.Sh.Muça

Gjyqtare: B.Pashaj, E.Biçaku, R.Çakaj

Vezhgues: I.Kristo

Kartona te verdhe: Memetaj 49’,Ramazani 60’, Radoviç 7’, Idrizi 48’, Dragusha 51’, Biskup 40’, Markoviç 90’.


busy
komente