Ekskluzive/ Ivan Joliç : Golat per presidentin Zeqo dhe tifozerin korcare | ||||
|
Sulmuesi boshnjak Ivan Joliç ka qene njeriu i ndeshjes ne perballjen me Vllaznine. I futur si zevendesues ne kete perballje nga trajneri Shkelqim Muça ai ka ditur te shenoje dy gola duke treguar vlerat e tij si nje sulmues klasi, por ne te njeten kohe me formen qe po gezone kerkone dhe formacionin te cilin ne ndeshjen e djeshme e tregoi qe e meriton. Kjo ishte ndeshja e dyte me skuadren e Skenderbeut per sulmuesin shtatlarte dhe te dyja te filluara nga pankina. Ne nje bisede ekskluzive per Albaniasoccer.com sulmuesi boshnjak para nisjes per ne qytetin e tij (pasi do te udhetonte per te marre familjen dhe do te rikthehet sebashku me to ne qytetin e serenatave) ka deklaruar se : “Ndihem shume i gezuar per fitoren e skuadres dhe per shenimin e dy golave. Nje ndeshje qe duhej fituar nga ana jone perball nje kundershtari qe te impononte respekte dhe mjaft te disiplinuar taktikisht. Rendesi kishte fitorja dhe marrja e tre pikeve te cilen ne perfundim te 90-minutave e beme realitet”. “Dy golat e mij ja dedikoj, nje presidentit Agim Zeqo i cili ka krijuar nje skuader mjaft te mire dhe pretendente per trofe dhe golin tjeter kujt tjeter perveçse tifozerise se zjarrte korcare e cila eshte shume e zjarrte dhe i qendron prane ekipit dhe jane “oksigjeni” yne ne ç’do ndeshje. Ne perfundim te ndeshjes te gjithe shoket me kane pergezuar si dhe trajneri Muça per paraqitjen e bere. Une dua ti premtoj te gjitheve qe ky ishte vetem fillimi dhe Joliç nuk do te ndalet se shenuari dhe te gjithe sebashku si ekip besoj qe do ja arrijme qellimit per te sjellur nje trofe ne qytetin e bukur te Korces”, ka perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer.com sulmuesi boshnjak. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3695 |