HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laci-Elbasani 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 18 Shtator 2010 22:12   pdfShtypEmail

LACi-tifozNe nje stadium te mbushur plot e perplot, Laci dhe Elbasani jane perballur me njera tjetren ne javen e katert te kampionatit. Tifozeria bardhezi kishte mbushur stadiumin dhe pergjate gjithe ndeshjes ka perkrahur fuqishem skuadren e tyre qe ne fund nuk i ka zhgenjyer por ka mundur te fitoje 1-0 kunder verdhebluve. Pjesa e pare ka paraqitur nje tablo te vaket ne raste dhe asnje rast per tu shenuar. Te dyja skuadrat kane menduar me teper te studiojne njera tjetren dhe fare per te rrezikuar ne portat respektive. Ne fund te fraksionit te pare,  te krijohej ideja sikur te dyja ekipet ishin te kenaqura me barazimin. Pas rifillimit te lojes, Laci eshte futur ne fushe me  nje tjeter skuader. Raste te shumta per kurbinasit qe fillojne te krijojne volum te madh loje. Mungon finalizimi para portes dhe Mile i vetem e ka mjaft te veshtire te depertoje ne mbrojtjen e elbasansve, qe ne krahun tjeter tentojne te rrezikojne me ane te kundersulmit. Do te vinte minuta e 72’ kur Mile do te dergoje topin ne rrjete me nje gjuajtje Brenda zones, rast i dyshimte pasi miqte pretenduan per nje faull ne dem te portierit Llani. Gjyqtari Ceka ka bere me shenje se goli ishte i rregullt e keshtu Laci ka kaluar ne avantazh. Pas ketij moment Elbasani hidhet ne sulm me te gjitha forcat per te barazuar por e ka te pamundur. Laci administron rezultatin dhe siguron keshtu nje trepikesh mjaft te vlefshem.

Laçi - Elbasani  1-0

Laçi: Vashaku, Koja, Doku, Shazivari, Kastrati, Buljan, Vocaj, Pasha (67’ Karaxhiç), Selimi, Mile, Hysa.

Trajner: Sravri Nica

Elbasani: Llani, Mehmetaj, Sulejmanoviç, Ramadani, Ristevski, Merxha (81’ Idrizi) , Gava (75’ Dalipi), Radoviç, Hyshmeri, Sadiku, Rraboshta (81’ Lloga).

Trajner: Krenar Alimehmeti

Shenues: Mile 72’

Gjyqtare: V. Alla, G. Qirici, A. Pregja (Tirane)

Kartona te verdhe: Vashaku, Vucaj / Mehmetaj, Radoviç

Igli Nikolla


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit