HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/Teuta – Dinamo 1-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Shtator 2010 20:31   pdfShtypEmail

bakaj2Djemte e detit nuk kane mundur dot as ne javen e trete te marrin fitoren e pare ne kampionat. Skuadra e drejtuar nga shkodrani Edi Martini ka qene shume e dobet per kampionet ne fuqi te Shqiperise. Pjesa e pare ka folur teresishte per blute te cilet krijuan shume raste shenimi, por pa mundur te shenojne. Mbrojtesit e Teutes kane pasur nje pune te madhe me Bakajn, Martinean, Allmucen apo Punticanin te cilet kane qene nje rrezik konstant per porten e Rizvanit. Sheta nje nga me te miret ne fushen e lojes per vendasit sebashku me mbrojtesit e tjere ka mundur ti mbaje larg portes per 45-minutat e para dinamovitet duke e mbyllur pjesen e pare me rezultatin 0-0.

Me fillimin e pjeses se dyte sulmet blu ne drejtim te portes durrsake do rriteshin ndjeshem. Ne minuten e 59-te, Elis Bakaj do te shenoje golin e pare duke i dhene avantazhin miqve nga Tirana. Djemte e trajnerit argjentinas Blanko nuk do te ndaleshin, por do te kerkonin dhe golin e  dyte dhe te sigurise i cili do te vinte ne minuten e 72-te, nga Martinea i cili shenon nje super gole me rrafishate. Kampionet ne fuqi mund te kishin trefishuar rezultatin me Sefen, por pasi bene gjithcka mire ai gabon i vetem me porten. Ne minuten e 92-te, sulmuesi korcar i Teutes Frasheri do te ngushtoje rezultatin, por dhe dy minutat e tjera shtese te mbetura nuk do te mjaftonin qe Teuta te gjente golin e dyte dhe te barazimit. Me kete fitore Dinamo renditet ne vendin e trete me gjashte pike kurse Teuta mbetet e parafundit vetem me nje pike.

Teuta: Rizvani, Nino, R.Hoxha, Sheta, Hoti(Frashëri 59’), Doci, Tahiri(Tafili 36’), Kaloti, Sefgjini, Pepa(Cota 46’), Xhemalaj

Trajner: Edi Martini

Dinamo: Hidi, Malacarne, Xhafa, Martinea(Gjokea 85’), Vila(Garcia 17’), Allmuca, Orelesi(Sefa 46’), Bakaj, Sekseni, Putincani, Ambdrouet

Trajner: Luis manuel Blanko

Shënues: Frashëri 92’/ Bakaj 59’, Martinea 72’

Kartona të verdhë: Tahiri/Bakaj, Putincanin

Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), A.Lamce(Patos), I. Tartari(Fier)

Vezhgues: S.Papa

Altin Ngjela


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit