HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa-Flamurtari 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shtator 2010 20:44   pdfShtypEmail

besa_stervitjeNe Kavaje, me nje stadium te boshatisur eshte zhvilluar ndeshja mes Beses dhe Flamurtarit. Te dyja skuadrat edhe pse kane qene te etura per te marre tre piket, kane ndare mes tyre nga nje pike duke e mbyllur kete takim me rezultatin 0-0.  Kavajasit, me vetem 0 pike nga dy ndeshjet e para kane pasur me teper inisiative per te fituar kete takim, por sulmuesit Haxhibulic, Dos Santos e Cikalleshi nuk kane mundur te kalojne Mocken. Magani ne krahun tjeter kishte hedhur ne fushe nje skuader qe u tregua mjaft e kujdesshme por qe ne cdo moment me ane te Xhafaj,Lenes dhe Zeqirit te rekuperuar ne minutat e fundit, kerkuan te zhbllokonin rezultatin. Rastet per te dy ekipet ne pjesen e dyte ishin me te shumta dhe loja eshte hapur shume. Barazimi nuk kenaqte asnje prej skuadrave dhe sulmet ne te dyja portat nuk munguan. Ahmataj per Flamurtarin ka pasur dy raste ideale per te derguar topin ne rrjete, por Bakaj ka larguar me kembe topin duke u bere shpetimtari i portes se Beses. Gjithashtu edhe Lena ka provuar nje gjuajtje spektakolare nga jashte zones, por ka qene serish gardiani i portes verdhezi qe ka realizuar nje grushtim po aq spektakolar sa dhe gjuajtja e vlonjatit. Ne fund, te dyja skuadrat jane larguar nga stadiumi pa duartrokitjet e tifozeve, pasi kavajasit jane te denuar qe per kater ndeshje te luajne pa pranine e tyre.

BESA 0
FLAMUTARI 0
E shtune, 11 shtator 2010, ora 16.30, ne stadiumin “Besa” te Kavajes
Besa: Bakaj, Velija, Jakupi, Ferizovic, Lazarevski, Mihani, Poci ( 81’ Çelhaka), Cikalleshi, Osmani (46’ Ngjela), Dos Santos, Sead Haxhibulicc. Trajner: Shpetim  Duro
Flamurtari: Mocka, Sakaj, Brahja, Veliu, Ahmataj, Progni (Grami 82’), Devolli, Lena
(75’ Lici), Begaj (60’ Bajevski), Zeqiri, D.Xhafa. Trajner. Gugash Magani
Gjyqtare: E. Peza, E. Biccaku, R.Avdo (Tirane)
Vezhgues: H.Kuka (Tirane)
Kartona te verdhe: Poci, Jakupi, Osmani / Progni, Ahmataj, Sakaj, Lici

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit