HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Tirana-Vllaznia 2-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Shtator 2010 21:40   pdfShtypEmail

Tirana-vllazniTirana ka fituar ndeshjen miqesore kunder Vllaznise, takim i zhvilluar ne pasditen e te shtunes ne kryeqytet. Bardheblute kane shenuar dy here ne porten e shkodraneve duke dale fitues nga ndeshja miqesore e zhvilluar ne oren 17:00 ne stadiumin “Selman Stermasi”. Te dyja skuadrat kishin hedhur ne fushe formacionet me te mira dhe i gjithe 90-minuteshi ka prodhuar nje futboll mjaft te bukur aq sa dukej si nje ndeshje kampionati. Kryeqytetasit kane zhvilluar nje loje me te mire duke zoteruar komplet takimin. Fillimisht ka shenuar Pero Pejic ne minuten e 13’ ndersa ne minuten e 89’ i riu Tusha ka realizuar nje gol aksidental duke dyfishuar rezultatin. Duhet thene qe edhe pse nje ndeshje miqesore, ne stadium ka pasur nje numer te madh tifozesh bardheblu por dhe disa te tjere te ardhur nga Shkodra.


Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit