Shkumbini / Agim Canaj njeri prej kandidateve per trajner. | ||||
|
Mbas shkarkimit të trajnerit Mirel Josa, kanë filluar lëvizjet për të gjetur zëvëndësuesin e tij në krye të stolit Peqinas. Nga zërat e deritanishëm mësohet se një kandidat serioz për të marrë drejtimin e ekipit peqinas është Agim Canaj. Trajneri i mirënjohur që më parë ka drejtuar ekipe si Dinamo, Vllaznia, Besa, Gramozi e të tjerë, mund të jetë një trajner i ekipit të Shkumbinit në ditët e ardhshme. Drejtuesit peqinas deri më tani nuk kanë kofnrimuar ende asgjë, por për momentin emri i tij është lakuar në opnionin futbolldashës të Peqinit. Fillimisht u fol se trajneri i ardhshëm mund të ishte i huaj, por kjo pistë është hedhur poshtë menjëherë nga presidenti Ylli Ndroqi, kjo për vetë faktin se duhet një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, dhe gjithashtu ekipin e Shkumbinit. Agim Canaj është një njohës i mirë i lojtarëve që ka aktualisht Shkumbini pasi me shumë prej tyre ka punuar edhe më parë në ekipet e sipërpërmendura. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3692 |