Tirana/ Alban Bushi vishet bardheblu |
nga AlbaniaSoccer E martë, 31 Gusht 2010 20:40 |  |  |  | |
Ne oret e fundit te merkatos, Tirana ka bere nje goditje tjeter. Bardheblute kane arritur te firmosin nje kontrate 1-vjecare me ish sulmuesin e kombetares Alban Bushi. 37-vjecari kishte shprehur prej kohesh deshiren per tu bere pjese e Tiranes dhe me ne fund ka gjetur akordin me presidentin Halili. Per Bushin do te jete viti i fundit ne futbollin e luajtur e pas kesaj aventure me bardheblute, skuader me te cilen ai ka nisur karrieren, ai do te vare “kepucet ne gozhde”. Sulmuesi eshte bashkuar sot pasdite ne stervitje me Tiranen e pritet te debutoje ne ndeshjen e rradhes qe bardheblute do te luajne kunder Bylisit.
Enea Shtrepi
 |