Kavajë / Tifozeria bën protesta, goditet anësori | ||||
|
Në përpjekje e sipër për të vazhduar ndeshjen gjygjtari anësor Denis Rexha është goditur nga një shishe uji në kokë. Në momnetin që ai po shkonte në pozicionin e tij si anësor, tifozeria kavajase ka lëshuar një breshëri me "bidona" uji në fushën e lojës, njëri prej të cilëve ka goditur edhe anësorin. Mbas këtij epsisodi gjygjtari Janku vendosi përfundimisht që ta ndërpresë ndeshje duke i future të dyja ekipet dhe gjygjtarët ndihmës të tij në dhomat e zhveshjes. Mbasi gjygjtari Albano Janku mbylli ndeshjen, disa minuta perpara perfundimit te 90 minuteshit te plote, mijëra tifozë kavajs janë mbledhur në hyjre të stadiumit duke protestuar për penalltinë e mohuar. Reagimi i tyre ka qënë tepër i ashpër aq sa është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën. Kjo protestë ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërkohë që më pas edhe pse veprimet e tyre gjate ndeshjes ishin vandale duke hedhur sende ne fushe, tifozët janë larguar duke mos regjistruar ndonjë incident. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4142 |