Miqesore/ Sevojno Uzhice –Vllaznia 2:0 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 05 Gusht 2010 20:53 |  |  |  | |
Vllaznia ka pesuar humbjen e radhes ne ndeshjen miqesore te zhvilluar ndaj skuadres Serbe, Sevojno Uzhice. Kuqeblute te drejtuar nga Mojash Radonjiç nuk kane arritur te ruajne serine e rezultateve pozitive pas barazimit te arritur ndaj Novi Pazarit. Shkak per dy golat e pesuar ka qene nje mbrojtes serb i ardhur ne prove gjate paradites se te enjtes qe ne perfundim te miqesores eshte larguar serish nga skuadra shkodrane. Tekniku Radonjic kishte hedhur ne fushe ekipin e tij me te mire, por serish nuk ka mundur te marre nje rezultat pozitiv ne kete takim.
Enea Shtrepi
 |