Flamurtari kalon natën në Pogradec |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 12 Shtator 2009 21:09 |  |  |  | |
Skuadra e Flamurtarit ka udhëtuar sot nga Vlora drejt qytetit të Pogradecit ku dhe është sistemuar në hotel “Kalaja†për të kaluar natën e sotme. Nesër djemtë e Memushit do të udhëtojnë për në Korcë  ku dhe do të ndeshen me Skënderbeun vendas. Objektivi i skuadrës së Flamurtarit në këtë ndeshje është të mos dalë pa pik. Në ndeshjen e nesërme trajnerit Memushi do ti mungojë mesfushori shkodran Amarildo Belisha i cili është i ndëshkuar me karton të kuq si dhe mesfushori energjik Hair Zeqiri i cili nuk mund ta fillojë lojën nga minuta e parë pas gjëndjes shëndetsore jo fort të mirë.
 |