Skandal/Edvan Bakaj luan me te njeten bluze qe luajti dhe Shehi | ||||
|
Ne futbollin shqipetar nuk kane te mbaruar absurditet. Per te bere cudine e rradhes ka menduar skuadra e Beses. Ne pjesen e dyte trajneri Duro largon nga loja portierin Orges Shehi dhe ne vend te tij aktivizon portierin e dyte Edvan Bakaj. Arbitri kryesor Jemini para se te veshellente per te filluar pjesen e dyte shikon qe portieri i sapo futur mban te veshur te njeten fanelle me te njetin numer qe mbante veshur dhe portieri i sapo larguar Shehi. Arbitri ka bere me shenje qe te nderrohej fanella, por skuadra e Beses nuk kishte bluze me numer dymbedhjete dhe jane detyruar te vene ne bluzen e Bakajt nje shirit te bardhe duke formuar dyshin. Kjo ka shkaktuar te qeshura ne tribune. Ne perfundim te ndeshjes shefi i klubit te Beses Ylli Teliti ka vrapuar per ne dhomat e zhveshjeve duke i grumbulluar uniformat lojtareve. Kjo gje ka treguar e njehere me se miri per amatorizmin ne te cilin ndodhet futbolli shqipetar. Ne vitin 2010 ne shumicen e klubeve shqipetare mungon baza materiale dhe disa president qe harxhojne me miliona leke flasin per profesionalizem duke harruar qe profesionalizmi fillon shkalle-shkalle nga “A” e jo duke shkuar direkt te “Zh”. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3228 |