Leonadro Martins: Dua ta rikthej Gramozin ne Superlige | ||||
|
Interviste eskluzive e braziljanit te Gramozit per faqen tone.Mesfushori ndihet shume mire ne Erseke dhe ka deshire te vazhdojne te luaje ende per Gramozin. Albaniasoccer: Si ke ardhur ne Shqiperi dhe pikerisht tek Gramozi ? Leonardo: Me solli shoku im Dos Santos. Albaniasoccer: E pranove pa problem ftesen e Dos Santosit ? Leonardo: Normalisht ne fillim kisha pak ngurim, por me kalimin e kohes kuptova qe kisha bere zgjidhjen e duhur. Fakti qe Markos (Dos Santos) njihte ambjentin me ndihmoj shume, por mund te them qe nje role pozitiv pati edhe trajneri Qirjako. Albaniasoccer: Po impakti me futbollin shqiptar ? Leonardo: Eshte nje futboll ndryshe nga ai qe luhet ne Brazil, por une mund te them se niveli eshte i mire. Ketu ka shume futbollista te talentuar. Albaniasoccer: Si ne kategorine e pare ashtu edhe ne Superlige? Leonardo: Normalisht qe nuk jane njelloj si nivele.Kategoria e Pare eshte shume e forte, por ne Superiore ka lojtare me shum eksperience dhe me kualitete,sidomos tek ekipet kryesore. Albaniasoccer: Pra e gjykon pozitive kete eksperience tende ne Shqiperi ? Leonardo: Shume. Albaniasoccer: Edhe pse kete sezon Gramozi nuk arriti te qendronte ne Superlige ? Leonardo: Po. Edhe pse na vjen shume keq qe nuk arritem qellimin tone per me teper qe une dhe Dos Santos luftuam shume ne te Paren per ta ngjitur Gramozin ne Superlige. Albaniasoccer: E sheh perseri vehten ne radhet e Gramozit sezonin e ardhshem ? Leonardo: Une kete ekip dhe kete qytet i kam ne zemer. Deshira ime eshte te qendroj ketu qe te ringjise perseri Gramozin ne Superiore. Albaniasoccer: Edhe nese te vjen ndonje oferte tjeter ? Leonardo: Une kam shume respekt per qytetaret e Ersekes dhe veçanarisht per tifozat e Gramozit. Une ketu ndihem ne shtepine time. Une nuk dua te iki nga Gramozi. Albaniasoccer: Mendon se vendi i fundit eshte i merituar per Gramozin ? Lenadro: Absolutisht jo. Shkaqet ishin te shumte, por nuk me takon mua te flas per keto probleme. Albaniasoccer: Pohuat qe ne Superlige ka shume lojtare te mire a mund te na thuash disa emra ? Leonardo: Per mua Bakaj, Xhafa dhe Memelli jane lojtaret me te mire ndoshta kam harruar ndokend, por keto te tre jane me te vertet shume te mire. Albaniasoccer: Po per kombetaren shqiptare cfare mendimit ke ? Leonardo: E kam pare disa here dhe mendoj se niveli eshte i mire. Ka lojtare qe luajne ne kampionate te rendesishme neper Europe. Trajneri i ri nuk ka shume qe ka filluar punen, por une mendoj se deri tani ka bere nje pune shume te mire. Albaniasoccer: Meqe jemi tek kombetaret. Besoj se eshte e kote te pyes se kush do ta fitojne boterorin ? Leonardo: (Qesh). Po,besoj qe e dini pegjigjen time. Une jam braziljan dhe s’kam si te mendoj ndonje ekip tjeter fitues pervec Brazilit. Albaniasoccer: Shume faleminderit per kohen qe na dedikuat dhe suksese ne karrieren tuaj dhe ne misionin per te rrikthyer Gramozin ne Superiore sa me shpejt. Leonardo: Kenaqesia ishte e imja dhe ju falenderoj si per urimet ashtu edhe per intervisten. Dua qe me ane te faqes tuaj,qe e di qe eshte shume e lexuar,te pershendes te gjithe lexuesit, por ne veçanti tifozat e mbrekullueshem te Gramozit. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4005 |