Besa/ Bizhdili ne jemi favorite | ||||
|
Ne prag te finales me Vllaznine, presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili ka folur me optimizem duke e konsideruar skuadren e tij favorite per te fituar kete trofe. Ai e ka kuotuar Besen si ekipin qe ka 70 % te shanseve per te sjelle kupen ne Kavaje. Me pas ai ka thene se ne kampionat skuadra e tij ka pasur disa ndeshje qe ka toleruar por ne kupe kjo nuk ka shans qe te ndodhe. “E respektojme kundershtarin, Vllaznia eshte nje klub me tradite, por Besa ka nje skuader me te mire. Mendoj se shanset per ta fituar Kupen e Shqiperise jane 70 per qind me 30 per qind per ekipin tone. Ne paraqitemi ne kete ndeshje si favorite. Nuk ka kompromise dhe nuk do te tolerojme, pasi trofeu eshte trofe dhe ne kerkojme t’i dhurojme Kavajes nje tjeter kupe. Ne kampionat kane ndodhur ‘dhurata’, kete nuk kemi pse ta fshehim, por tashme jemi ne nje situate te ndryshme, ku te dyja skuadrat kerkojne me patjeter te fitojne”, eshte shprehur Bizhdili. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3391 |