Memelli mban premtimin, shenon serish |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 01 Maj 2010 00:03 |  |  |  | |
Nje dite me pare, sulmuesi i Flamurtarit Migen Melmelli premtoi se do te shenonte ne takimin e sotem dhe ai ka mundur ta mbaje premtimin e dhene. Ka realizuar nga pika e bardhe e penalltise golin e vetem ne ndeshjen kunder Apolonise duke i dhuruar skuadres se tij tre piket. Sulmuesi 30-vjecar pas golit te shenuar ne kete takim ka arritur ne kuoten e 13 golave duke barazuar Bakajn e Dinamos por eshte dy me pak se Brkic i Apolonise qe kryeson listen e golashenuesve me 15 te realizuar. “E rendesishme ishte qe fituam dhe tani thuajse e kemi siguruar mbijetesen. Ka edhe dy ndeshje te tjera ku mund te kem mundesi te shenoj dhe te parakaloj Brkicin. Kam besim qe do t’ja dal”, eshte shprehur Migen Memelli.
 |