Fitorja ne Peqin, shperblim 300 EURO | ||||
|
- Presidenti Nexhat Bizhdili i ka ngrohur sërish xhepat lojtarëve të tij. Fitorja në trasfertën e Peqinit e ka kënaqur shumë presidentin e klubit verdhezi i cili nuk ka nguruar ti shpërblej futbollistët me një premio të majme prej 300-Euro. - Skuadra e Besës në drejtimin e trajnerit Duro ka zhvilluar seancën e parë për këtë javë. Stërvitja ka filluar në orën 17:30 dhe ka përfunduar rreth orës 19:10. Në stërvitje binte në sy mungesa e portierit Orges Shehi si dhe e sulmuesit Mancaku të cilët kishin marrë leje tek trajneri pasi ishin të ftuar në një emision sportiv në një nga mediat lokale të qytetit. Stërvitjen e zhvilluar në stadiumin e Kavajës e kanë përcjelle dhe një numër i madh tifozësh të cilët herë pas herë nuk kanë nguaruar të duartrokasin idhujt e tyre të rinj. Binte në sy që në ambjentet e stadiumit ishin vënë disa reklama të reja dhe këto sipas burimeve pranë klubit kanë të bëjnë me të drejtën ekskluzive per komercializim të ndeshjeve nga kompania që i ka blerë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5508 |