Kategoria Superiore / Skenderbeu-Dinamo 4-3 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 21 Mars 2010 05:56 |  |  |  | |
Shfaqje teatrale ne Stadiumin e Korces. lojtaret si aktoret luajne pjesen, publiku-tifozet duartrokasin. Kryesuesit e kampionatit jane mundur ne Korce nga Skenderbeu vendas me rezultatin 4-3. Ka qene nje ndeshje qe ka prodhuar shume gola. Pjesa e pare ka perfunduar 0-0 ndersa ne te dyten jane shenuar plot shtate gola. Fillimisht Guerrib ka kaluar korcaret ne avantazh ne minute e 55-te dhe me pas ka qene po ai qe ne te 57-te ka realizuar golin e dyte. Bakaj shenon dy here ne minutat 58-te dhe 63-te e me pas Punticani ka kaluar Dinamon ne avantazh ne minute e 68-te. Nuk ka mbaruar me kaq. Ne minuten e 72-te Frasheri ka realizuar golin e trete dhe ne te 75-ten Nestorovic ka realizuar golin e katert dhe te fitores per Skenderbeun qe ka realizuar golin e katert rradhazi.
Ndonese habitshme qe te shenohen shtate gola brenda 20 minutave, perseri kjo "shfaqje" nuk e ka lekundur aspak poziten e Dinamos kryesuese.
Skeda e ndeshjes - Kliko ketu
Igor Nikolla
(Foto nga Tonin Frroku)
 |