Vllaznia/ Fushaj i indinjuar per incidentet ne Peqin! | ||||
|
Pas incidenteve te ndodhura ne Peqin, ne perfundim te ndeshjes Shkumbini-Vllaznia, ka reaguar ashper presidenti Valter Fushaj duke shprehur indinjaten e tij per thyerjen e xhamave te autobuzit te skuadres. “Thyerja e xhamave te autbouzit ishte nje gjest i shemtuar. Kam mbetur shume indinjuar nga ajo çfare ka ndodhur ne Peqin. Te them te drejten nuk mund te kuptoj pse ndodhi nje gjest i tille, pasi nuk kishte asnje incident ne fushe apo dhe pasi perfundoi ndeshja. Une kam qene duke udhetuar me makinen time personale kur njoftuan per ate qe kishte ndodhur jam kthyer menjehere ne vendngjarje. Ne momentin qe shkova atje, drejtuesit e Shkumbinit me ofrouan autobuzin e skuadres se tyre per te udhetuar drejt Shkodres, por nuk pranova. Madje dhe Federata vuri ne dispozicion nje autobus por dhe ate e refuzova. Kemi pritur se bashku me skuadren deri sa ka ardhur atutobuzi tjeter nga Shkodra e me pas kemi mberritur ne shtepi ne oret e vona te nates. Jam shume i indinjuar nga veprime te tilla. Mua me habit fakti se si lejojne dicka te tille te ndodhi, pasi ne Shkoder une kujdesem personalisht qe çdo skuader te udhetoje e qete. Ne qytetin tim nuk i ka ndodhur askujt qe t’i thyhen xhamat. Ne gjithmone kemi qene miqesore si ne fushe ashtu dhe jashte saj”, ka perfunduar indinjaten e tij, Fushaj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3521 |