HOT NEWS
E premte, 17 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/Flamurtari-Apollonia 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Shkurt 2010 16:09   pdfShtypEmail

flamurtariFlamurtari ka mundur lehtesisht  fqinjet e Apolonise me rezultatin e  paster 2-0. Djemte e Gugash Maganit kane sulmuar qe ne minutat e para dhe vetem ne minuten e 25-te, sulmet e tyre jane konsuliduar me sukses. Ka qene nje “ish” qe ka ndeshkuar skuadren e Apolonise. Mbrojtesi Elton Grami qe eshte bashkuar me skuadren e Flamurtarit ne merkaton e Janarit ka shenuar ndaj Apolonise e cila e largoi ate si te pavlefshem ne fazen e pare te kampionatit. Goli i dyte dhe i sigurise u shenua serish nga nje lojtar i ofruar po ne merkaton e Janarit. Sulmuesi Migen Memelli ne minuten e 43-te, realizoi golin e dyte dhe te qetesise per  vlonjatet. Pjesa e dyte u kontrollua lehtesisht nga kuqezinjte te cilet jane mjaftuar me dy golat e pjeses se pare. Ky tre pikesh e ngjit ne kuoten e 21-pikeve skuadren e Flamurtarit e cila renditet ne vendin e dhjete.  Javen e ardshme skuadres se Maganit do ti duhet te perballet me Lacin ne fushen e kesaj te fundit.

 

Flamurtari – Apollonia 2-0

Shenues: Elton GRAMI 25', Migen MEMELLI 43'

Gjyqtar: Elvis PEZA


Kel Naraçi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit