Ndeshkohen Kuli,Halili,Tafaj dhe Muka, pezullohet Cipi | ||||
|
Komisioni i Disiplines ka marre vendimet e rradhes ne lidhje me trazirat e ndodhura ne dy takimet e Javes se 18-te, Tirana-Dinamo dhe besa-Flamurtari KOMISIONI I DISIPLINES VENDIM 1. Pranimin e kerkesa te lojtareve: 1. Redi Harka 2. Skender Pashako 3. Elton Veleshnja 4. Blendi Bahuli 5. Florian Peqini 6. Bledian Ceka 7. Andi Lame 8. Aulent Guri 9. Loren Omuri 10. Blerim Allbani Deklarimin te zgjidhur te kontratave te ketyre lojtareve me KF “Skrapari”, e lenien e tyre lojtare te lire ne baze te neneve 13 e vijues te Rregullores te Statusit dhe Transferimit te lojtarit te futbollit, per shkak te mospermbushjes se detyrimeve kontraktore nga ana e klubit. 2. Lojtari i KF “Tirana” Devis Muka per goditje te kundershtarit ne baze te nenit 26/1, germa “b” te K.D.S. denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe. 3. Traineri i K.F. “Tirana”, Alban Tafaj, per goditje me grusht te lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 25/6 te K.D.S. denohet me 1 (nje) vit pezullim nga aktiviteti. 4. KF “Tirana” per mosmarrje te masave te mjaftueshme te sigurise dhe organizimit te ndeshjes, ne baze te neneve 4, 9, 19 e 24 te K.D.S. denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 300.000 leke gjobe. 5. Drejtuesi i KF “Tirana”, Refik Halili, per deklarata ne media te cilat kane cenuar personalitetin e zyrtareve te FSHF, ne baze te nenit 24/31 te K.D.S. denohet me 50.000 leke gjobe. 6. Lojtari i KF “Dinamo”, Bekim Kuli, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 26/7 te K.D.S. denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe. 7. Zyrtari i KF “Flamurtari”, Geri Çipi, per gjeste te dhunshme ndaj arbitrit kryesor, ne baze te neneve 4, 9, 19, 22 e 24/12 te KDS denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 leke gjobe. 8. KF “Flamurtari”, per hyrje ne fushen e lojes te personave zyrtare te klubit pa lejen e arbitrit dhe ne shkelje te rregullave te organizimit te ndeshjes, ne baze te neneve 4, 9, 19 e 24 pikat 14 e 17 te KDS, denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 100.000 leke gjobe. 9. Per kerkesen ankimore te KF “Besa”, Komisioni i Disiplines do te marre vendim ne mbledhjen e ardhshme te tij me date 28/01/2010 ora 18.00, pasi te kete grumbulluar te gjitha materialet perkatese te nevojshme dhe te kete degjuar te gjitha palet pjesemarrese ne ndeshjen “Flamurtari” – “Besa”. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Komisionin e Apelit. Kryetar Anëtar Anëtar Eno Bushi Saimir Dauti Ilir Kristo Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3746 |