Muka-Bakaj, grushta-sharje dhe kartona te kuq | ||||
|
Kapiteni Muka pas nje nderhyrje te ashper nga Kuli replikone me te. Pas zenkes me Kulin kapiteni bardheblu fillone te shahet me Bakajn. Te dy lojtaret kane leshuar ofendime ne drejtim te njeri-tjetrit dhe kane perdorur dhe duart. Muka ka gjuajtur Bakajn dhe ky i fundit luan dhe pak teater duke u shtrire ne toke. Ky xheste i mesfushorit dinamovit e ka acaruar me shume kapitenin bardheblu. Ne keto caste Bakaj ngrihet dhe tenton ti gjuaje Mukes, por kane nderhyre lojtaret per te ndalur gjithcka. Kapiteni bardheblu i ka lene takim jashte fushe per sqarime sipas fjaleve dhe shenjave te bera ne fushen e lojes. Nje skandal i vertet i cili nuk i bene aspak mire futbollit tone. Nje derbi qe nuk meritonte te mbyllej ne kete menyre. Pak rendesi ka kush e ka fajin, por per hire te atyre tifozeve qe ishin ne stadium dhe atyre personaliteteve qe ndodheshin ne tribunen VIP nuk duhej te ndodhnin keto shfaqje te shemtuara te cilat e demtojne me shume futbollin tone te “varfer”. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3681 |