Shkarkohet nga detyra Perikli Dhales! | ||||
|
Drejtori i Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa", Perikli Dhales ka marre goditjen e fundit,me te renden nga drejtuesit e Ministrise se Kultures dhe Sporteve. Pas turpit qe pershkroi Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa" gjate takimit Gramozi-real i Madridit, kur iken dritat per 90 minuta, menjehere pas perfundimit te takimit eshte marre vendimi per pezullimin e Drejtorit Dhales, per mos impenjim dhe organizim te rregullt per mbarevajtjen sa me te sukseshme te takimit. Dhales, e justifikoi vehten duke fajesuar miun qe kishte kaluar ne kabinat elektrike duke shkaktuar mase elektrike qe solli ikjen e dritave, por e verteta eshte se Stadiumi duhet te kete te pakten dy furnizues te ndryshem elektrik, plus nje gjenerator ne dispozicion te cfare do avarie qe mund te ndodhi. Duke patur parasysh edhe terrenin shume te rende dhe me balte ne te cilin u zhvillua ndeshja, ndikuan negativisht ne drejtim te Dhales, i cili pa diskutim qe ishte njeriu i pergjegjshem per kete skandal qe mbuloi futbollin shqiptar. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4724 |