Mema nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe humbet penallti | ||||
|
Sulmuesi korcar Devis Mema ne minute e 85-te, te ndeshjes eshte kontestuar nga tifozet pasi ka gabuar nga pika e bardh e penalltise kur rezultati i ndeshjes ishte 1-1. Tifozeria vlonjate ka thirrur ne kor Mema ik. Ne keto momente sulmuesi shtatlarte Devis Mema ka hequr fanellen dhe eshte drejtuar drejt dhomave te zhveshjes, por ka qene trajneri Magani e drejtues te tjere qe e kane rikthyer ate serish ne fushen e lojes. Nje veprim shume i zgjuar nga ana e trajnerit.
Tifozeria vlonjate ne kete rast, por dhe cdo tifozeri tjeter duhet te kuptoje qe ekzekutimi i nje njembedhjetemetershi ne kushte aspak komode dhe qe permbajn shume tension nuk jane te thjeshta. Sipas tifozerise vlonjate Devis Mema nuk donte te shenonte ? E kane gabim. Kush eshte ai lojtar qe s’do te shenoje dhe te gezoje tifozerine, shoket e skuadres dhe drejtuesit e klubit ? Me mire te na e thojne ata tifoz qe ishin ne stadium sot dhe u sollen ne ate menyre te turpshme me ish idhullin e tyre. Kaq shpejte e harruat idhullin tuaj qe vetem nje vite me pare ju ndihmoi te fitonit kupen e Republikes ? Ku shkuan thirrjet tuaja – Mema je i madh; Mema je zemra jone ? Te dashur tifoze duhet te kuptoni qe skuadra e lojtaret kane momentet e tyre te mira, por dhe te keqija. Kur je mire te gjithe te duan dhe te mbeshtesin, por dashuria per ngjyrat kuqezi ne kete rast tregohet kur skuadra dhe lojtaret e saj jane keq dhe ju nuk e treguat aspak kete, por bete te kunderten. Devis Mema nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe humbet penallti. Gjithe yjet e botes kane gabuar nga pika e bardhe dhe kur gabojne yjet jo me ne. Mjaftone tju kujtoj humbjen e penalltis nga Roberto Baggio ne finalen e boterorit USA 94-ter. Asnje se kontestoi Baggion, por perkundrazi e duartrokiten e perqafuan. Te humbesh penallti ne finalen e Boterorit eshte shume kurse ju per nje penalti qe Mema humbi dhe nese shenohej, ju nuk kualifikoheshit dot me tej sepse ju nevojitej dhe nje gol tjeter, dhe aq me shume qe nuk ishte as finale. Mos i kryqezoni lojtaret tuaj sic keni bere deri me tani pasi i tensiononi me shume sec duhet dhe nuk i lejoni te dalin ne lojen e tyre dhe nuk arrijne rezultatet qe te gjithe ju deshironi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4680 |