Tirana – Lushnja 2 – 1 / Me shume police se sa tifoze | ||||
|
Kampionia ne fuqi e vendit Tirana megjithese me shume mungesa ne formacione ka arritur te fitoje ne ndeshjen e kthimit me Lushnjen. Nje perballje pa interes dhe qe nuk u ngjite per asnje moment ne nivelin mesatar. Trajneri Bano nga krahu tjeter shume lojtar te formacionit i kishte lene pushime ndryshe nga ajo qe kishte deklaruar nje dite me pare qe do kerkonte kualifikimin ne kryeqytet. Mesfushori Ahmataj ka shenuar golin e avantazhit ne minuten e 22-te duke i dhene avantazhin bardhebluve te cilet nuk e kane vene asnjehere ne dyshim kualifikim per turin tjeter. Do te jete mbrojtesi Elvis Sina i cili ne minuten e 82-te do ta ngreje ne 2-0 rezultatin. Ne minutat shtese sulmuesi beratas i Lushnjes Klodian Arbri do te ngushtoje rezultatin ne 2-1. Ajo qe te bente me shume pershtypje ne kete ndeshje ishte qe ne shkallet e stadiumit “Selmas Stermasi”, ishin te pranishem vetem 30-te tifoze dhe 50-te police. Nje tregues qe tregon vleren e futbollit tone i cili me te vertete eshte per te ardhur keq. Altin Ngjela
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4654 |