HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen të premten gjysëmfinalet!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Mars 2013 00:34   pdfShtypEmail
kupa_shqiperisDo të hidhet të premten në orën 11:00 shorti për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara presin të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre. Në ambientet e FSHF-së do të hidhen goglat dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni që do të zgjasë pak pritet të jenë përfaqësues të Skënderbeut, Kukësit, Bylis dhe Laçit, katër ekipet gjysëmfinaliste për Kupën e Shqipërisë. Ndeshjet gjysëmfinale do të luhen në datën 3 dhe 17 prill. Finalja nuk është përcaktuar ende se kur do të luhet por e sigurtë është se do të zhvillohet në kryeqytet pasi asnjë skuadër nuk I përket Tiranës.

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit