HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 25 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Vllaznia dhe Tirana largohen nga kupa
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Nentor 2012 21:40   pdfShtypEmail

kupa_shqiperisSkënderbeu, Kastrioti, Kukësi, Shkumbini, Teuta, Flamurtari, Bylis dhe Laçi ishin 8 skuadrat te cilat prenë një bilete për ne turin e trete te kupës se Shqipërisë ne futboll ndërsa dy emrat big qe ngelen jashtë këtij kompeticioni duke u përshëndetur përpara kohe janë Tirana, Vllaznia. Ne Qemal Stafa edhe pse fitoi ndaj Kukesit 3-2 u eliminua ashtu siç pritej pas humbjes se thelle 0-4 ne takimin e pare. Miqtë shënuan dy here ne pjesën e pare me ane te Prognit dhe Allmuces duke mbyllur gjithçka ndërsa ne pjesën e dyte bardheblute gjeten tre here rrjetën me Coten Morinen dhe Gilman Liken duke evituar një tjetër humbje me verilindoret. Jashtë çdo parashikimi Vllaznia ishte nje tjetër emër i madh qe u largua nga kupa. Shkodranet te cilët kishin humbur ne ndeshjen e pare 0-1 nga Shkumbini ne Peqin e panë veten ne disavantazh ne minutën e 66. Rexha barazoi shifrat e takimit ndërsa Tefik Osmani përmbysi shifrat 2-1 por pa arritur te kualifikoje skuadrën e tij. Emocione edhe ne Niko Dovana me një tjetër përmbysje shifrash nga Teuta. Ne avantazh te dy golave lushnjaret nuk arritën te administrojnë rezultatin duke e nxjerre topin 4 here nga rrjeta ne rezultatin përfundimtar 4-2 për djemtë e detit. Ne Vlore Flamurtarit i mjaftoi një barazim 1-1 me Besën dhe pas fitores ne Kavajë 1-0 ne takimin e pare u kualifikua për ne turin tjetër. Për vlonjatet shënoi Muzaka ne minutën e 80, ndërsa për verdhezinjte ne limitin e kohës se rregullt barazoi Kaja. Ne takimet e tjera Kastrioti barazoi 0-0 me Apoloninë por vazhdon me tej pas fitores 2-1 ne ndeshjen e pare. Bylis përmbysi shifrat e takimit te Gjirokastrës duke mundur Luftëtarin 3-1. Te njëjtin rezultat arriti edhe Laçi ndaj Tomorit. Skënderbeu arriti një tjetër fitore ndaj Kamzes këtë radhe me rezultatin 3-0 me gola te Souses Dopiete dhe Tahirllarit. Ne turin e trete te kupës se Shqipërisë do te përballen këto çifte. Ne grupin A Shkumbini, Skendebeu e Kastrioti, Kukesi ndërsa ne grupin B Teuta, Laci dhe Bylis, Flamurtari.


busy
komente