HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Kukësi shkaterron dhe turperon Tiranen
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Tetor 2012 11:34   pdfShtypEmail

tirana_besa__238087511Një “bombë” e vërtetë futbolli ka shpërthyer në Kukës, aty ku skuadra vendase ka shkruar aq bukur një faqe historie në Kupën e Shqipërisë. Kuksianët e trajnerit Cungu shkatërruan Tiranën 4-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të këtij turneu, duke hipotekuar kualifikimin në mes 8 ekipeve më të mirë.

Vendasit patën epërsi të plotë gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuan me meritë një gol në pjesën e parë dhe 3 të tjerë në të dytën. Përballë tyre ishte vetëm hija e një skuadre të madhe që quhet Tiranë, që është fituese e Kupës në fuqi si dhe 24 herë kampione e 15 herë fituese e Kupës.


Fillimisht për kuksianët shënoi dy herë Popoviç në minutat 25 e 60-të, ndërsa më pas ishte radha e Igli Allmuçës. Lojtari me numrin 14 thelloi epërsinë në 3-0 në minutën e 86-të dhe pastaj realizoi një gol shumë të bukur në minutën e parafundit.


Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Skënderbeut, 1-0 në fushën e Kamzës dhe suksesi po 1-0 i Shkumbinit në Peqin ndaj Vllaznisë.

Luftëtari i Gjirokastrës ia doli të përmbyste shifrat në fushën e tij ndaj Bylisit. Heroi i takimit ishte sulmuesi Nora që realizoi dy herë.
Rezultatet e tjera janë: Apolonia-Kastrioti 1-2, Lushnja-Teuta 0-0, Besa-Flamurtari 0-1 dhe Tomori-Laçi 0-0.


busy
komente