HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Flamurtari-Tirana 0-3, Muca nuk di te fitoje !
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 04 Prill 2012 21:46   pdfShtypEmail

Tirana-flamurtariFlamurtari mori goditjen me te rende te sezonit ne përpjekje për te rrëmbyer trofeun e fundit për te ne loje, Kupën e Shqipërisë ne futboll. Ne takimin e pare gjysëmfinal vlonjatet u munden pikërisht ne fushën e tyre nga Tirana me rezultatin e thelle 0-3 duke dale pothuajse jashtë loje edhe nga turneu ku ata shpresonin te arrinin diçka.

Bardheblute e nisen takimin me mjaft presion ndaj kundërshtarit duke gjetur rrjetën qe ne minutën e 3-te, me ane te Dushkut i cili pas një pasimi nga e djathta mposhti me koke portierin Koliqin. Te shokuar nga goli i pësuar, vendasit patën rastin e pare serioz vetëm ne minutën e 20-te, kur Lena i vetëm përballe Likes nuk çoi dot topin drejt rrjetës.

Ne 15-minutat e fundit te pjesës se pare skuadra e trajnerit Muça spostoi lojën drejt gjysme fushës se kundërshtarit, por pa arritur te shfaqet rrezikshëm. Edhe me fillimin e pjesës se dyte Flamurtari u shfaq me kërkues, rastet nuk munguan si ai i Prognit ne minutën e 50-te, por pa arritur te finalizoheshin aksionet.

Atëherë kur vlonjatet po kërkonin golin e barazimit, ne minutën e 69-te, pas një kundërsulmi Cikalleshi shënon golin e dyte për Tiranen duke i dhënë një goditje fatale Flamurtarit. Por goli i nokuatit erdhi ne minutën e 3-te shtesës nga Tushe i cili vuri qershinë mbi torte për bardheblute qe tashme janë pothuajse te kualifikuar për ne finalen e Kupës se Shqipërisë ne futboll.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit