HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 25 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti dhe Tirana ne gjysmëfinalen e kupës
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Mars 2012 08:36   pdfShtypEmail

kupa_shqiperiseFlamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti janë tre skuadrat qe i bashkëngjiten Tiranes ne gjysmëfinalet e kupës se Shqipërisë ne futboll.

Ne dy takimet e fundit te grupit B ku katër skuadra luftonin për dy bileta përfituan Flamurtari dhe Skënderbeu. Fale një goli te Pero Pejic ne minutën e 62-te, Flamurtari mundi 1-0 Vllaznine ne Loro Borici duke mbajtur vendin e pare ne grup.

Ne fushën asnjanëse te Peqinit edhe Skënderbeut i mjaftoi një gol i Kercikut ne minutën e 69-te, për te mundur Laçin. Korçaret zunë vendin e dyte ne grup me pike te barabarta me Flamurtarin por me golavarazh me te keq se vlonjatet.

Ne grupin A Kastrioti mundi bardheblute e Tiranes te cilët ishin kualifikuar një jave me pare me rezultatin 2-1 duke zënë vendin e dyte.

Ne takimin tjetër Bylis shpartalloi 5-1 Kamzen e eliminuar prej kohesh, por rezultati nuk i shërbeu me ballshiotet qe u renditen prapa krahëve te Kastriotit me një pike me pak.

Katër skuadrat e kualifikuara do ti nënshtrohen një shorti te lire i cili do te hidhet më 28-mars, ndërsa finalja luhet më 17-maj, për te përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste te Kupës se Shqipërisë te cilat do te luhen me sistem vajtje-ardhje.


busy
komente