HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Flamurtari mund Skenderbeun dhe merr kryesimin e grupit B
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 15 Mars 2012 08:26   pdfShtypEmail

flamurtariRihapet gara ne grupin B per dy biletat e tjera gjysemfinale. Në supersfidën e javës, atë të zhvilluar në qytetin e Vlorës, Flamurtari hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, duke kaluar që në të 17-ten, në avantazh, nëpërmjet një goli të shënuar nga Pejiç, ndërsa dominimi ndaj korçareve solli edhe dy gola ne pjesën e dyte me ane te Veliut ne minutën e 73-te,  dhe 5-minuta me vone Progni.

Pavarësisht humbjes, Skëndërbeu është gjithashtu shumë pranë kualifikimit, duke përfituar nga humbja e Vllaznisë në Krujë.

Ne takimin tjetër Vllaznia pësoi një humbje te papritur ne fushën asnjëanse te Krujës ndaj Laçit 0-1. Golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Vucaj me penallti ne minutën e 45-te .

Ne renditjen e grupit B Flamurtari dhe Skënderbeu ndodhen me pike te barabarta 8, por vlonjatet kane golavarazh me te mire. Ndërkohe Vllaznia dhe Laçi ndodhen ne vendet e fundit te grupit tashme te dyja ne kuotën e 5 pikëve.

Renditja ne Grupin B pas ndeshjeve te Pesta :

Flamurtari 8

Skënderbeu 8
Vllaznia 5
Laçi 5

©Albaniasoccer.com


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit