HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Tifozet krutan akuzojne per shitje ndeshje ndaj Tiranes !
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Shkurt 2012 10:12   pdfShtypEmail

kastrioti_trukimNe tifoza te Kastriotit, JO te FC EUROLLOTOS !!!

Nisur nga ndeshja e fundit e skuadres sone te zemres, ku turpi nisi ne fushen e blerte gjate pjeses se dyte, kaloje gradualisht ne shkallet e stadiumit dhe me pas perfshiu te gjithe shqiptaret me ane te televizionit, duam te ngrejme zerin per kete padrejtesi.

Kemi informacione te sigurta qe ndeshja ndaj Tiranes eshte shitur haptazi. Ky fakt nuk na pelqen aspak, ne te kundert e vuajme shume.

Ne nuk vijme ne stadium te shikojme shfaqje teatrale, e kuptojme mjafte mire se leku i ka erresuar syte disa personave, por ne krahun tjeter ne mbrojme vetem interesat e zemres sone dhe ajo na drejton vetem nga nje emer i shenjte:

“Ai quhet KASTRIOT - dhe askush s'mund t'na ndal”.

Ne jemi tifoza te Kastriotit, te asaj skuadre te cilen jemi mesuar qe te vegjel ta shikojme ne stadium, kur babai apo te afermit ne merrnin prej dore duke na mesuar rrugen e shenjte drejte stadiumit, atje ku kemi perjetuar emocionet me te medha te jetes sone, e qe sot nuk jane me emocione, por thjeshte tre shenja te mallkuar  1 X 2.

Keto simbole te djallit sportiv po shkaterrojne futbollin ne te gjithe boten, e per me teper po shkaterrojne dhe Kastriotin tone te dashur. Sigurisht qe ju te “nderuar" drejtues keni fuqin te komandoni TEATRIN qe te gjithe e pame ne "Qemal Stafa",  askush s'mund t'ju ndaloje per kete gje, fundja jeni ju qe komandoni  “ushtaret" , tuaj te turpit, ata qe ne fund te muajit marrin rrogat e tyre te mbushura me turp.

Ne padyshim s'kemi forcen t'ju ndalojme ju ne politikat tuaja, por ne krahun tjeter edhe ju ta keni te sigurte se nuk do te keni forcen te ndaloni politikat tonat, politikat e ultrasve qe gjithnje do te ngrejne zerin kur ne mes futen shenjat e mallkuara 1 X 2. Ju keni punen tuaj, ne punen tone.  Ju shisni, ne ju degjenerojme.  Ju beni matrapazlleqe, ne do t'ju sulmojme.

Nese mbaheni si njerez te sportit,  si njerez qe e keni ne zemer ate, mos guxoni te flisni me per kete loje magjike, te cilet me duart tuaj e keni shkaterruar. Lerini tifozet krutan te festojne, te gezojne, per krenarin e vetme te qytetit tone.

Mos e trajtoni Kastriotin si prostituta ne semafor... Jo, sepse ne nuk do t'jua lejojme. Ne jemi ketu per t'ju then STOP ne matrapazlliqet tuaja.

I bejme thirrje trajnerit si krutani jone, te minimizoje sa me shume urdherat e ardhura nga larte. Kastrioti nuk eshte firme ndertimi, Kastrioti nuk eshte firme veshjeje, Kastrioti eshte dicka e shenjte, nuk ka cmim,  por qe ne zemren tone ze nje vend te madh, te cilin ju zoteri 1 x 2 asnjehere s'do ta kuptoni.

Nese presidenti i ri eshte afruar ne skuader me kete qellim, do te jete mire te kthehet andej nga ka ardhur. Kastrioti nuk eshte mall per biznesin e tij. Shume mire kete biznes z.president mund ta beje me ndonje tjeter produkt. Se fundmi, jo per ti kerrcenuar,  por i bejme me dije te gjithe personave te infektuar nga shenjat  1 x 2, qe duke filluar qe nga sot e tutje, duhet te kene shume kujdes ne hapat qe do te hedhin lidhur me skuadren tone te zemres.

Ju s'mund te shkelni me kembe Kastriotin.  Jeni sot, s'jeni neser, TIFOZAT KRUTAN do te jene gjithnje ne shkallet e stadiumit. Ne s'do t'ju lejojme qe neser ju ta shikoni Kastriotin si nje fabrike biznesi. Nese nuk ju pelqen OFERTA jone, kthehuni andej nga keni ardh ur ZOTERI TE INFEKTUAR...

Marre nga faqja e facebook-ut, te ultrasve te Kastriotit


busy
komente