Kupa e Shqiperise/ Kamza-Flamurtari 1-0 | ||||
|
Nuk ka më bukur se sa nje fitore ndaj ekipit pretendent në grup. Pas Vllaznisë e pëson edhe Flamurtari në qytezen simpatike. Kamza ka bërë një start të mirë në ndeshjet e para në grupe, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ajo ka mundur nënkampionen e Shqipërisë, skuadrën e Flamurtarit të Vlorës me rezultatin 1-0. Me këtë rezultat, ka marrë edhe tre pikët e para në grupin B, ku bëjne pjesë ekipet e Kamzës, Flamurtarit, Teutes dhe Pogradecit.
Shikues: 2000 Koha e mirë me diell dhe e ngrohtë, temperature 20 0 C. Terreni mjaft i mirë. Kamza-Flamurtari 1-0 Kamza: Bytyçi, Ndreka, Likmeta, Hallaçi, Ardit Beqiri, Belçev, Mici, Karapici (74` Gega), Pema, Manuka (82` Qata), Dalipi (69` E. Tafaj) Trajner: Ernest Gjoka Flamurtari: Spaho, Begaj, Liçaj, Shehaj, Xhelili, Orjad Beqiri, Arbëri, Telushi, Brkiç (74` Hysa), Kuqi, Shtubina Trajner: Edmond Lutaj Gjyqtarë: Sokol Çekaj (Lezhë), Klodian Vargu (Lezhë), Paulin Simoni (Lezhë), Rigers Pjetrushi (Lezhë) I deleguar i FSHF-së: Besnik Çela (Tiranë) Shënues: 9` Ndreka Kornet: 6 / 4 Kartona të verdhë: 40` Shehaj (Flamurtari), 42` Ardit Beqiri (Kamza), 52` Brkiç (Flamurtari), 58` Hallaçi (Kamza), 75` Manuka (Kamza)
Topin e parë nga mesi I fushës e kanë shkelmuar vëndasit, ndërsa miqtë kanë zgjedhur portën. Loja ka nisur e bukur me ritëm dhe nivel të lartë, me sulme nga të dyja krahët. Nëpese minutat e para janë dy raste të pastra për shënim nga ana e kamzalinjve, por Pema dhe Dalipi nuk mundën dot të shfrytëzonin. Në minutën e 9-të, vjen dhe goli i vendasve. Manuka kroson nga korneja dhe aty Ndreka që ka ardhur në ndihmë të sulmit,ka goditur me kokë, duke mposhtur portierin Spaho dhe 1-0 për Kamzën. Pas tre minutash është përsëri Pema, që ka shpërthyer nga e majta dhe ka gjuajtur shtrirazi e topi ka përfunduar në shtyllën pingule duke u kthyer përsëri në lojë e më pas ka pastruar zonën mbrojtja vlonjate. Në minutën e 21`-të, Brkiç gjuan një goditje dënimi nga rreth 25-m, ballë për ballë me portierin Bytyçi, e topi ka prekur shtyllën, është rikthyer në lojë e Telushi brenda zonës, ka goditur me kokë, e portiere Bytyçi tregon vlerat e tij duke bërë një pritje të bukur. Në minutën e 30-të, goditje dënimi për Kamzën, ekzekuton Dalipi rreth 21-m, larg portës mike e topi kalon ngjitur me traversën, jashtë. Në të 34-rtën minutë Pema nga e djathta e sulmit vëndas, ka shpërthyer në zonë, ka gjuajtur në ecje e sipër shtriraz e topi kalon tërë pasqyrën e portës e del jashtë, ngjitur me shtyllën pingule. Më pas vijnë dy kartona të verdhë, nga një për secilin ekip. Me rezultatin 1-0 për vëndasit, lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve.
Edmond Lutaj, trajner i Flamurtarit: - “Ndeshja ishte mjaft e vështirë për ne. Kamza siç dihet ka lojtarë superlige dhe ne e kishim vlerësuar në maksimum. Gjatë pjesë së parë skuadra nuk pati lidhjet ndërmjet reparteve, ndërsa gjatë pjesës së dytë, reaguam duke krijuar presion. Kamza fitoi me meritë.”
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4077 |