Europa Lige/ Buducnost-Flamurtari 1-3 | ||||
|
Ne nje ambient tejet armiqesor ne stadiumin “Pod Goricom” te kryeqytetit malazez, Flamurtari zhvilloi nje prej ndeshjeve me te mira europiane ne historine e klubit dhe vendosi kualifikimin ne kasaforte, me nje sukses 3-1 kunder Buduçnostit. Super paraqitje e vlonjateve qe te mbeshtur nga 300 tifoz nga Vlora kane arritur nje sukses. Kualifikimi tani eshte vetem nje detyre e thjeshte per tu kryer pas nje jave ne stadiumin Flamurtari. Vlonjatet u treguan qe ne fillim agresiv dhe me nje Xhafe si dirigjent ne fushe u treguan te rrezikshem. Goli erdhi ne minuten e 23-te kur kepuca e arte e kampionatit shqiptar “vodhi” nje top ne zonen kundershtare dhe pasoi menjehere per Shehaj qe me gjoks shenoi golin e pare. Flamurtari edhe pas ketij momenti nuk hoqi dore nga kundersulmet ndersa vendasit provonin te shtynin perpara. Veliu ne mbrojtje dhe Mocka ne porte ishin force e madhe per djemte e Maganit. Pjesa e pare perfundon 0-1. Ne te dyten rezultati barazohet shpejt por vlonjatet nuk tremben. Per malazezet shenon Boskovic ne minuten e 53-te pas nje rreshtimi te keq nga mbrojtja e Flamurtarit. Nuk do te kalonin as 10 minuta dhe ne te 63-ten Radunovic shenon nje autogol duke i kthyer Flamurtarit avantazhin. Nuk mbaron ketu dhe Xhafa fiton nje penallti dy minuta me vone dhe kapiteni Sakaj shenon golin e trete. Djemte e Maganit mund te shenonin edhe gola te tjere pasi rastet nuk i munguan por nuk u treguan te sakte para portes. Ndeshja mbaron keshtu dhe tani Flamurtari e ka thuajse te sigurte kalimin per ne turin e dyte te Europa Liges Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5447 |