Ne fokus/ Dy finalistet e Kupes me lojtare te papaguar prej muajsh | ||||
|
Gjashte muaj pa marre rrogat te Dinamo, kater muaj te Tirana. Dy finalistet e Kupes se Shqiperise jane duke kaluar nje krize financiare. Megjithate kjo nuk i ka penguar dy skuadrat e kryeqytetit qe te arrijne ne finalen e Kupes se Shqiperise. Te dy skuadrat ne kampionat nuk kane bere ate qe pritej. Kujtojme Tirana po e perfundon ne vend te peste ndersa Dinamo me shume mundesi do te luaj ne play-out duke rrezikuar qendrimin. Te dy ekipet ishin pretendente per te fituar kampionatin por kane qene financat jo te shendosha qe i kane bere keto dy skuadra te perfundojne ne kete gjendje. Ne 19 maj keto dy ekipe do te ndeshen me njera tjetren per te percaktuar fituesen e Kupes qe do te fitoje te drejten per te luajtur ne turin e dyte te Europa Lige. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4239 |