Kupa e Shqiperise/ Tirana - Besa 1-0 | ||||
|
Takimi i dyte i Kupes se Shqiperise midis Tiranes dhe Beses, i fituar nga tiranasit me rezultatin 1-0 me ane te autogolit te MAncakut ne minutene 15’ te takimit. Dukej qarte se ne fushen e lojes ekipet ishin te balancuar ku here perpiqej Tirana te sulmonte dhe here Besa. Kavajasit kishin ardhur te vendosur per te fituar kete takim, poir ndodhi e kunderta sepse mund te kishin marred he nje barazim. Edhe humbja e lehte 1-0 i jep shpresa Beses dhe e ben favorite qe te kaloje ne finale sepse ka takimin e kthimit te cilin do ta vazhdoje ne Kavaje, ku sic dihet qe ne shtepine e tyre futbollistete e Beses nuk falin. Loja nisi e qete nga te dyja palet. Minutat e para pane nje Tirane me aggressive por me pas frenat e lojes i moren ne dore kavajasit . Ne minuten e 15 Tirana gezon te drejten e nje goditje nga kendi, dhe kur topi afrohet ne zone Mancaku ne tentative per te larguar topin ben gabimin e pafalshem duke shenuar ne porten e tij. U hap drita jeshile per vendasit, te cilet tashme menduan se e kishin me te lehte rrugen per te vazhduar me tej. Nuk mjaftone me kaq per miqte, te cilet u hodhen shpejt ne sulm, por mungesat e rendesishme dalloheshin qarte ne fushen e lojes , sepse mesfusha pothuajse ishte inekzistente ne ato caste. Loja vijoi dhe me tej kur Tirana pati disa raste per te shenuar por qe futbollistet nuk u treguan te sakte ne finalizim. Ne pjesen e dyte loja u duk se do ti jepte nje fitore miqve te cilet rrezikuan shume shpesh me Dos Santos dhe Sefen por pa mundur te shenojne. Hyka per Tiranen dhe Sabjen Lilaj i jepnin shtyse skuadres per te shenuar por Bala nuk tregohej i sakte po ashtu edhe Gilman Lika. Zevendesimet ne radhet e skuadres se Tiranes po ashtu edhe te Beses sollen novacione ne fushen e lojes dhe nje rifreskim ku theksohet se Tirana pati disa raste te vecanta ku mund te kishte shenuar, por Pejic ishte ai qe gaboi disa here. Ne minuten e 81’ te takimit gabimi i portierit Lika mund ti kishte sjelle barazimin Beses atehere kur askush nu k e mendonte sepse Lika doli ne menyre te gabuar nga zona e tij duke shtytur topin dy-tre metra larg zones se tij, perfiton Sefa i cili gjuajti por jo me aq force per te shenuar golin e barazimit. Ne minuten e 87’ te takimit ne stadiumin “Qemal Stafa” u krijua nje situate e ndere pasi tifozeria e Tiranes filloi te shante ne momentine zevendesimit futbollistin e Kavajes, Sefa. U desh nderhyrja e forcave te rendit te cilat qetesuan situaten. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4726 |