Kupa e Shqiperise/ Besa e pergjysmuar kunder Tiranes | ||||
|
Probleme te medha e kane prekur skuadren e Beses ne prag te ndeshjes me Tiranen. Artjon Poci, Meglid Mihani dhe Paulin Dhembi, tre mesfushoret e skuadres verdhezi per shkak demtimesh kane humbur mundesine per te luajtur ne gjysemfinalen e pare ne Kupen e Shqiperise. Keto tre mungesa kane bere me dhimbje koke trajnerin Haxhiu qe e sheh te pergjysmuar skuadren e tij. Ne kete ndeshje delikate do te behen shume levizje te detyruara dhe kavajasit nuk jane ne diten e tyre me te mire. Megjithate ne Tirane ata deklarojne se do te shkojne per te fituar. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3748 |