Kupa e Shqiperise/ Dinamo - Shkumbini 2-1 | ||||
|
Arrin te kualifikohet me teper veshtiresi ekipi dinamovit ne perballjen me peqinasit. Ky takim u mbyll ne shifrat 2-1 per vendasit por hyri dhe ne 30' minuteshin shtese sepse ndeshja e pare kishte perfunduar me rezultatin 1-2 per Shkumbinin. Fatin e ketij takimi e vendosen 11-metershat ku portieri i Dinamos, Alban Hoxha gjuajti sakte penalltine e fundit dhe shenoi, duke kaluar keshtu Dinamon ne gjysem finale ku do te kete perball Tiranen qe fitoi sot me bylisin me rezultat te thelle 5-1. Pjesa e pare e takimit nisi e vaket nga te dyja ekipet. Dukej sikur ishte nje ndeshje miqesore ne minutat e para te saj. Miqte arriten te kontrollojne situaten mire dhe shenojne golin e pare ne minuten e 18 me ane te Altin Grbovic. Goli ndezi atmosferen ne kampin e tifozerise mike, por ne minutat e mevonshme gjithcka ra ne qetesi. Mbyllet pjesa e pare me rezultat favorizues per miqte nga Peqini. Ne pjesen e dyte trajneri dinamovit, Artan Myrgjyshi kishte dhene instruksionet e tij per cdo repart dhe kjo u duk qarte sapo filloi loja. Dinamovitet u hodhen te gjithe ne kerkim te golit dhe me forca te shumta sulmonin porten e kundershtarit. Goli vjen arrihet nga nje goditje standarte, gjuan Orelesi ne minuten e 62' dhe shenon golin e barazimit. Ky gol ngjalli shpresen ne ekipin e kryeqytetit per tu kualifikuar me tej. Minutat kalonin dhe miqte mundoheshi n ne keto momente decizive te ruanin rezultatin, ndersa ekipi i Dinamos te gjente dhe nje gol tjeter, te pakten sa per te shtyre ndeshjen ne kohen shtese. Loja ne minutat e fundit u kthye ne nje kaos, sepse dinamovitet qendronin te gjithe ne zonen e Shkumbinit, ndaj dhe shkaktonin rremuje. Gjyqtari i katert akordon 5' minuta shtese, ku e fundit minute i jep shansin Dinamos te kaloje ne 30' minuteshin shtese te takimit te cerekfinales. Vendasit mblidhen te gjithe ne porten e kundershtarit dhe arrijne te shenojne nje gol ne rremujen e krijuar. 1-2, kaq mjaftoi per kohen e rregullt dhe gjithcka shkoi ne shtesa. Minutat shtese njohen nje pergjumje nga te dyja kampet te cilat ndjeheshin teper te lodhura nga loja. Asgje nuk ishte per tu shenuar ne keto minuta dhe gjithcka tashme kaloi tek penalltite. U gjuajten respektivisht nga 11 penallti ne cdo skuader ku edhe portieret treguan talentin e tyre. Alban Hoxha i Dinamos priti ne dore dy penallti dhe nje u gjuajt jashte. Ndersa portieri i Shkumbinit priti nje penalltikurse tjetra u gjuajt jashte. Penalltine e fundit per dinamovitet e finalizoi portieri Hoxha, i cili me merite te plote e kaloi Dinamon ne ndeshjet e gjysemfinales ku do te perballen me Tiranen. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4741 |